E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahjaga zbulon dhuratën për Papa Françeskun, një gur nga thellësia e Trepçës

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, u ka treguar ndjekësve të saj në “facebook” dhuratën që i bëri Papa Françeskut.

“Papa Françeskut i dhurova një kristal të nxjerrë në thellësi 900 metra nga Trepça, me dheun e Kosovës për ta bekuar atdheun tonë të shenjtë.”- shkruan Jahjaga.

Ky postim i presidentes u pasua nga reagime të forta të komentuesve.

“Jam dakord t’i bëhet dhuratë nga Kosova dhe Papës, por tokën e Kosovës e bekon gjaku i bijve e bijave që kanë dhënë jetën për Kosoven , amaneti i tyre që në asnjë mënyrë nuk duhet të harrohet.

Papes duhet t’i thuhet se ai gur i Trepçës është larë me gjak"- shkruan njëri prej komentuesve.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›