Jaho: Anëtarët e gjykatave, me shumicë të cilësuar

Duke folur në një intervistë për gazetën “Shqip”, Jaho analizon rëndësinë e këtyre dy institucioneve dhe i mëshon argumentit të votimit me shumicë të cilësuar.
“Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj, ndërsa Gjykata e Lartë është instanca më e lartë në sistemin gjyqësor. Gjykata Kushtetuese, veç të tjerash, është organi që vendos për pajtueshmërinë e ligjit me Kushtetutën, mosmarrëveshjet e kompetencës ndërmjet pushteteve, ndërsa Gjykata e Lartë shqyrton akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, deputetëve etj”, deklaroi Jaho.
Ai bën analogji me Avokatin e Popullit, që zgjidhet me tre të pestat ndërsa gjyqtarët e këtyre dy institucioneve si Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja vetëm me shumicë të thjeshtë.