E Diel, 1 Nëntor 2026

Jahte luksoze në portin e Durrësit, mbi 12 milionë euro të ardhura gjatë 2025

TIRANË, 9 shtator /ATSH/ Prania e mjeteve turistike detare të përmasave të mëdha në Portin e Durrësit nuk përfaqëson vetëm një ndalesë në port, por një aktivitet që gjeneron të ardhura të drejtpërdrejta për shtetin shqiptar. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se, superjahti A+ dhe mjeti mbështetës M2, të mbërritur sot në Portin e Durrësit, do të furnizohen me rreth 700 mijë litra karburant. Vetëm nga taksa e luksit prej 0.4 euro për litër, ky shërbim i sjell buxhetit të shtetit rreth 280 mijë euro. Sipas APD-së, gjatë vitit 2025, furnizimi me karburant i mjeteve luksoze në portet shqiptare solli mbi 12 milionë euro të ardhura për buxhetin e shtetit. Portet nuk janë vetëm pika hyrje-daljeje. Ato janë nyje ekonomike që, përmes aktivitetit dhe shërbimeve që ofrojnë, krijojnë vlerë dhe të ardhura për vendin. /e.xh/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›