E Martë, 3 Nëntor 2026

"Jam e vetmja që kam ardhur me vizë"/ Osmani: Jemi të izoluar ndonëse në zemër të Europës

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Aleksandar Vuçiç e humbi pushtetin. Tani, pyetja është nëse do të japë llogari edhe për mënyrën se si e u...

19:25

"Jam e vetmja që kam ardhur me vizë"/ Osmani: Jemi të izoluar ndonëse në zemër të Europës

Lapsi.al23 June 2022

Në fjalimin e saj të mbajtur në Samitin e liderëve të Bashkimit Evropian me ata të Ballkanit Perëndimor, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bëri thirrje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke kërkuar mbështetjen e shteteve anëtare, që të japin një mesazh të qartë sot.

“Qytetarët e mi ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret prej 4 vitesh. Ata mbeten të izoluar në zemër të kontinentit ku jetojnë. Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit,” deklaroi Osmani.

Në fjalimin e publikuar të plotë në Facebook, Osmani rikonfirmoi gjithashtu qëllimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ballkani Perëndimor nuk është një fqinjësi e thjeshtë, është një pjesë e natyrshme e Evropës - dhe një interes strategjik për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këtë kontinent. Kjo është arsyeja pse këtë vit ne kemi vendosur të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE dhe shpresojmë që mbledhja e radhës e Këshillit, ta mbështesë aplikimin tonë.”

Osmani nënvizoi se çdo vonesë për të integruar Ballkanin Perëndimor në union i lë hapësirë faktorëve të jashtëm si Rusia dhe Kina që të përforcojnë narrativën dhe ndikim e tyre në rajon.

“Pavendosmëria e Bashkimit Evropian ndaj rajonit tonë do të krijonte mundësi për Rusinë, diçka që asnjë lider i arsyeshëm në këtë sallë nuk duhet ta dëshironte. Kjo pavendosmëri gjithashtu do të çonte në zhgënjimin e qytetarëve, gjë që do t’i lejonte Rusisë të përforcojë narrativën e saj. Ne llogarisim në udhëheqjen dhe vendosmërinë tuaj. Ne kurrë nuk do të largohemi nga rruga jonë euro-atlantike. Ne kurrë nuk kemi shikuar në drejtim tjetër dhe kurrë nuk do ta bëjmë.” – përfundoi Osmani.

Edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u ndal veçanërisht tek liberalizimi i vizave për Kosovën. Në Bruksel gjatë zhvillimit të samitit, Metsola tha se Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë evropiane.

“Është një ditë historike. Sot është dita kur ne duhet të fillojmë realisht negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe duhet të fillojmë realisht të flasim për të garantuar liberalizimin e vizave për Kosovën. Ballkani Perëndimor duhet të gjejë vendin e tij në shtëpinë evropiane. Sot është dita kur zgjerimi duhet të përdoret në kohë lufte,” shtoi ajo.

Pritjet e opinionit kosovar nga samiti kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave, pasi Kosova është i vetmi vend në rajon, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes. Vërehet se ka rritje të mbështetjes që liberalizimi të bëhet sa më shpejt, por nuk ka pasur indikacione konkrete se kjo do të mund të përfshihej edhe në dokumentet e samitit./REL

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar kreun e PD-së Sali Berisha, grabitës pronash. Balla tha se Berisha ka grabitur një ...

Avokatët e Kurbinit, Lezhës e Krujës kanë protestuar edhe sot para gjykatës së Krujës. Ata kanë vijuar reagimin kundër hartës se re gjyqësore duke bojkotuar sea...

Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka i është përgjgjiur deputetit të PD Agron Shehaj në lidhje me investimet strategjike. Më herët, Shehaj e a...

Kryeministri bullgar i rrëzuar me votë mosbesimi dje Kiril Petkov tha sot se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë...

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha se nuk kishte asnjë shans që Bullgaria të hiqte veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së, por la të kup...

Sali Berisha foli për mediat në oborrin e Kuvendit pasi kryetarja Lindita Nikolla i ndërpriste fjalën. “Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E tr...

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për bashkëpunim me bandat kriminale të Elbasa...

Ditën e sotme në Kuvend, Agron Shehaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Ramës dhe Ministres së Jashtme Olta Xhaçka, të cilën e ka denoncuar për përfitime nga pasurit...

Policia italiane ka bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona një makinë brenda të cilit, pas kontrollit, u gjetën plot 24 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar...

Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronësisë në Kadastrën e Tiranës. Hetimet për Kadastrën e...

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Lufta mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt për kontrollin e Bashkisë së Tiranës, e nisur me shkarkime dhe bllokime institucionale, u përshkallëzua deri te denoncimi për shantazh dhe kërcënime në qelitë e burgut të Fierit, duke e kthyer administrimin e kryeqytetit në peng të përplasjes mes dy ish-aleatëve politikë.

Në minutën e 99’, gjatë kohës shtesë, ndeshja Tenerife-Andorra, e vlefshme për Ligën e Dytë spanjolle (Liga2), u ndërpre për t’i dhënë ndihmën e nevojshme në fushë Jesus de Miguel

Partizani zgjohet në Durrës, duke mposhtur 0-1 Teutën. Karoglan merr fitoren e parë dhe i jep fund serisë negative. “Demat e Kuq” triumfojnë falë një goditjeje spektakolare të Atanaskoskit.

Everton po përballet me probleme të mëdha disiplinore me Jack Grealish. Përjashtimi i tij nga lista e lojtarëve të grumbulluar javën e kaluar, në një moment kur dukej se ishte gati të rikthehej në fushë, kishte ngritur pikëpyetje.

Gonzalo Montiel u bë protagonist i një skene që nuk dukej se i përkiste një ndeshjeje futbolli. Futbollisti argjentinas u largua nga fusha në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Boca Juniors, nën mbrojtjen e policisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›