E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jam myslimane, por festova drekën e Krishtlindjes. Gazetarja Mete rrëfen emocionet e festës

Gazetarja Sabina Mete, në emisionin ’3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, deklaroi se pavarësisht se është myslimane, kjo nuk e ndaloi që të festojë me miqtë e saj festën e Krishtlindjes.

“Gjëja më e mirë që kemi ne shqiptarët është harmonia fetare. Unë jam myslimane, por kjo nuk më ndaloi të drekoja me miqtë e mi që festojnë Krishtlindjen. Familja ime jeton në Korçë. Është vendi i parë në Shqipëri që feston më bukur Krishtlindjen. Mezi presin të festojnë në këtë ditë që të marrin dhurata dhe të japin urime”, tha Mete.   

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›