E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jam ndarë me Justin, tani jam në dispozicion

Këngëtarja, Selena Gomez ka konfirmuar ndarjen nga i dashuri, këngëtari Justin Bieber duke thënë se tani ajo është plotësisht në dispozicion.

Një udhë e dy punë, këngëtarja ka dashur të tregoj se ajo më nuk është në lidhje dashurie me Bieber dhe se është e gatshme për një lidhje të re.

Ndonëse kohëve të fundit ishte thënë se çifti janë ribashkuar marrë parasysh një fotografi që qarkulloji në internet ku të dy shiheshin së bashku, madje gjysmë të zhveshur, tani është Selena ajo e cila thotë se mes atyre dyve nuk ka asgjë.

Këto muajt e fundit, çifti janë ndarë e ribashkuar disa herë por duket se problemet në mardhënien e tyre janë të pariparueshme dhe ata kanë vendosur ti dhënë fund lidhjes përfundimisht./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›