E Diel, 1 Nëntor 2026

James Arthur“’X FActor’ më shpëtoi nga vetëvrasja”

Comic Relief, është një organizim bamirës në Angli i cili mbledh para për ti ndihmuar projektet përreth Anglisë dhe Afrikës më qëllim që ti ndihmojnë njerëzit në nevojë

E veçanta e këtij organizimi madhor është se bashkon artistët më të mëdhenj Një nga ta është James Arthur i cili këto ditë i ka vizituar disa familje në nevojë për të parë se si paratë e dhuruara kanë bërë dallimin.

Para se James ta fitonte garën ‘X Factor’, ai ishte ballafaquar me një pikë të errët në jetën e tij ndërkaq, ‘X Factor’ e ka shpëtuar nga të bërit vetë vrasje, ka thënë James.

James ishte diagnostifikuar me me depresion dhe ankth dhe ai thotë se ende vuan nga këto simptome.

“Nganjëherë nuk mund të fle. I kam shumë ide kreative që qarkullojnë në kokën time. Në jetë kam pasur disa momente të vështira kështu që tani është shumë me rëndësi të kthesh diçka prapa sepse unë jam shumë i apasionuar për të ndryshuar gjendjen e njerëzve në aspektin e shëndetit mental”, ka thënë James./Indeksonline
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›