E Hënë, 2 Nëntor 2026

James Rodriguez pa kufi: Kemi ekip për gjashtëshen e parë

Pas javësh pritjeje, James Rodríguez më në fund ka bërë debutimin e tij për Rayo Vallecano. Pasi luajti minutat e para kundër Osasuna, mesfushori sulmues kolumbian është gati të jetë titullar dhe të kthehet në një nga yjet e La Ligës pas periudhës së ndritur te Real Madrid.

Arsyet e kthimit të tij – “Të gjithë e dinë që është një kampionat që e dua shumë, luajta mirë këtu. Ishte edhe një arsye për t’u rikthyer”.

Zgjedhja e Vallecanos ka ndodhur falë një bisede me presidentin e klubit, i cili e ka telefonuar direkt kolumbianin për t’i kërkuar nënshkrimin: “Më telefonoi dhe biseduam, nuk ishte e lehtë, por në fund ndodhi”.

Objektivat  – “Ne kemi ekipin që të mund të konkurrojmë. Mendoj se ne mund të shkojmë në gjashtëshen e parë, është një ekip shumë i talentuar”.

Optimizmi u shpreh edhe për Kupën e Mbretit: “Në Kupën e Mbretit, të shkojmë sa më larg dhe pse jo, ta fitojmë”.

Në nivel personal: “Të jem në gjendje të luaj mirë, ndihmoj shokët e mi që të luajnë futboll të shkëlqyer dhe mbi të gjitha të fitojnë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›