Jamie Lee Curtis tregon hiret e një 53-vjeçare (FOTO)
Aktorja e njohur hollivudiane, Jamie Lee Curtis, ka treguar se, pavarësisht viteve që ikin, një femër mund të jetë ende tërheqëse. Edhe pse në moshën 53-vjeçare, ajo është në një formë të shkëlqyer dhe duket seksi. Dhe, kjo pa asnjë operacion plastic, siç kanë bërë shumë nga koleget e saj. Jamie është shfaqur në Los Anxhelos me një fustan të bardhë, për të promovuar filmin e saj më të fundit, Hitchcock. Ajo ka qenë e shoqëruar nga e motra.






