E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Jan Kukuzeli”, pa oficer sigurie/ Durres, Ministria e Arsimit e rikthen pas protestës së prindërve

 Vendimi për largimin e oficerit të sigurisë shqetësoi prindërit dhe komunitetin e shkollës “Jan Kukuzeli”. Ky veprim u pa si një cënim i sigurisë për fëmijët që studiojnë në shkollën e mesme artistike në qytetin e Durrësit.

Menjëherë pas reagimit të prindërve, Ministria e Arsimit riktheu në detyrë oficerën Sidorela Oshafi.

Oficerja u largua të enjten pasi shkolla nuk plotësonte numrin 80 të nxënësve që është kriter për pasjen e një oficeri, pasi aty ndodhen vetëm 79.

Në shkollën Jan Kukuzeli ka një strukturë të veçantë që përfshin tre cikle arsimore me nxënës nga mosha 7 deri në 18 vjeç.

Ky vendim u bë në një kohë kur siguria e shkollave është shndërruar në një prej çështjeve më të rëndësishme./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›