Janari, muaji i krizës për gjak, festat largojnë vëmendjen për dhurime vullnetare

Janari regjistron nivelet më kritike të rezervave për gjak nëpër spitale dhe bakën e dhurimeve. Kreu i Kryqit të Kuq Shqiptar thotë se kjo gjendje krijohet për shkak të festave të fundvitit ku shpërqendrimi i qytetarëve rritet dhe vëmendja ndaj nevojave për gjak largohet. Ai u bën thirrje qytetarëve vullnetmirë të dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.
Festat shpërqendrojnë vëmendjen e qytetarëve vullnetmirë për të dhuruar gjak ndaj muaji janar historikisht shënon nëpër spitale krizë në drejtim të dhurimeve vullnetare. Nisur nga rënia e rezervave gjakut, kreu i Kryqit të Kuq shqiptar tërheq vëmendjen për më shumë solidaritet ndaj pacientëve talasemikë dhe atyre në spitale ku përveç familjarëve askush tjetër nuk dhuron.
Nevojat për gjak në vendin tonë janë gjithmonë në nivele kritike pavarësisht punës ndërgjegjësuese që bëhet.
President i KKSH, Artur Katuçi, mendon se ngurimet për dhurime vullnetare duhen zbutur në bashkëpunim me strukturat shëndetësore duke i shkuar pranë qytetarit për ta nxitur për një akt të tillë .
Dhurimet vullnetare te gjakut arrijnë të mbulojnë sot rreth 25% të nevojave në vendin tonë.
/rtsh/