“Janë bashkëpunëtorë me sistemin!”- Mjeku Renato Osmenaj: Mjekët janë të paaftë për të protestuar! Studentët e Mjekësisë të mos presin asgjë nga pedagogët e tyre
Mjeku Renato Osmenaj ka kritikuar mospjesëmarrjen e mjekëve në protestat e studentëve kundër qeverisë.

Në News24, Osmenaj u shpreh se mjekët ndihen të kërcënuar nga mundësia që sistemi t’i largojë nga puna, ndërsa shtoi se zëri i tyre në mjekësi është i dobët.
“Mjekët janë të paaftë për të protestuar, për 1001 arsye. I kam bërë thirrje edhe më parë. Është kriminalizimi i shoqërisë nëpërmjet korrupsionit. U bënë të ndihen të kërcënuar dhe ata që janë të ndershëm ndihen të kërcënuar nga mundësia që sistemi mund t’i penalizojë për t’i hequr nga puna, dhe zëri në mjekësi është nul”, deklaroi ai.
Mjeku kritikoi gjithashtu qëndrimin e kolegëve ndaj protestës së studentëve, duke pretenduar se një pjesë e tyre janë të neutralizuar nga sistemi.
Duke iu drejtuar studentëve të Mjekësisë, ai u shpreh se nuk duhet të presin mbështetje nga pedagogët e tyre, pasi, sipas tij, shumica nuk janë në gjendje të reagojnë.
“Studentët të mos presin asgjë nga ne. Jemi të paaftë për t’i ndihmuar. Unë me shpirt, gjakun ua fal, duart i pres, por studentët e Mjekësisë të mos presin asgjë nga pedagogët e tyre. Janë 4-5, por gjithë të tjerët janë të neutralizuar nga kjo lloj strukture. Nuk kam asnjë shpresë. Ta bëjnë vetë fëmijët tani”, u shpreh Osmenaj.
Mjeku Renato Osmenaj: Mjekët janë të paaftë për të protestuar, për 1001 arsye. I kam bërë thirrje edhe më parë. Është kriminalizimi i shoqërisë nëpërmjet korrupsionit. U bënë të ndihen të kërcënuar dhe ata që janë të ndershëm ndihen të kërcënuar nga mundësia që sistemi mund t’i penalizojë për t’i hequr nga puna, dhe zëri në mjekësi është nul.
Është një infermier aty, që kishte bërë një akuzë shumë të fortë për mjekët, për mospjesëmarrjen e tyre në protestë. Kanë frikë, janë bashkëpunëtorë me këtë sistem. Dikur, Ogerta na çoi te Infektivi, vuajtëm, por nuk ndryshuam gjë, të paktën për atë që i përket dinjitetit të mjekut, se si duhet të jetë në të vërtetë.
Nëse në Belgjikë, më falni për shprehjen, i kthenin menderen ministres, këtu i çojnë mesazhe falënderimi për diçka që nuk e kanë bërë kurrë. E njëjta strukturë është edhe për spitalet private, funksionojnë në analogji të plotë.
Studentët të mos presin asgjë nga ne. Jemi të paaftë për t’i ndihmuar. Unë me shpirt, gjakun ua fal, duart i pres, por studentët e mjekësisë të mos presin asgjë nga pedagogët e tyre. Janë 4-5, por gjithë të tjerët janë të neutralizuar nga kjo lloj strukture. Nuk kam asnjë shpresë. Ta bëjnë vetë fëmijët tani.
E kam përzënë Ramën nga një ambient privat, por nuk ka ndikuar në këtë lloj personalizmi që e ka prekur këtë klasë.