E Martë, 3 Nëntor 2026

“Janë tjetërsuar mbi 1 mijë vota”, tre demokratë ankohen në KAS për Tiranën

Tre kandidatët e koalicionit opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore, kanë depozituar ankesë në Komisionion e Ankimimeve dhe Sanksioneve(KAS), për parregullsi gjatë numërimit të votave në kryeqytet.

Ilir Alimehmeti pretendon se i janë tjetërsuar të paktën 27 vota preferenciale, ndërsa Mimoza Hajdarmataj pretendon mbi 1 mijë vota të tjetërsuara.

Një tjetër kandidat demokrat është edhe Lisandër Hoxha, i cili po në KAS pretendon parregullsi në proces dhe kërkon rinumërimin e votave.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka bërë kërkesë më herët për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në disa qytete të vendit.

PD-ja argumenton se “zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e shtetit dhe pushtetit, i cili herë pas here mbështetet edhe të grupet kriminale”.

Më poshtë, tre kërkesat:

Kerkesa e mjekut, Ilir Alimehmeti Kërkesa e Mimoza Hajdarmatajt Kërkesa e Lisandër Hoxhës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›