E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jannik Sinner rikthehet zyrtarisht në stërvitje

Jannik Sinner fillon zyrtarisht stërvitjen pas pezullimit 3-mujor për rastin e Klostebolit. Tenisti italian ka nisur të stërvitet në fushat e  Montecarlos, në përgatitjet e tij për të konkurruar në turneun e Romës, që zhvillohet në muajin maj.

Ka filluar numërimi mbrapsht tashmë. Mungojnë edhe pak ditë nga nisja e turneut ndërkombëtar të Romës, që do të thotë rikthimi i Jannik Sinner në garë, pas 3 muajsh skualifikim për rastin e dopingut me Clostebol. Pezullimi i numrit 1 në botë, do të vazhdojë deri në 4 maj, por duke filluar nga e marta e 15 prillit, tenisti italian mund të rifillojë stërvitjen.

Madje në fusha të njohura nga Federatat (me përjashtim të qendrave ku janë duke u zhvilluar turne) dhe me kundërshtarë të nivelit të lartë. Pasi deri tani, në muajt e fundit Sinneri është stërvitur në ambiente private dhe pa mundur të përballet me kundërshtarë të klasifikuar. Udhëtimi do të nisë sërish nga ambientet që deri pak ditë më parë priste kolegët e tij, pikërisht në Monte Carlo, ku ka edhe rezidencën numri një i botës.

Tani Sinner dhe ekipi i tij do të duhet të zgjedhin me kujdes një tenist për të sjellë në stërvitje me të cilin do të mund të gjejnë sërish ritmin e ndeshjes. Për momentin janë tre lojtarë që janë në listën e ngushtë të hartuar nga Sinner dhe skuadra e tij: Dominic Thiem, Novak Gjokoviç e Lornezo Sonego.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›