E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni: Anketat shpallin opozitën fituese të zgjedhjeve parlamentare

Partia Demokrate e opozitës në Japoni do të fillojë bisedimet për formimin e qeverisë së re, pasi anketat treguan fitore të sigurtë në zgjedhjet parlamentare.

Anketat parashikojnë se demokratët do të kenë më shumë se 300 vende në dhomën e përfaqësueve me 480 anëtarë. Kjo do t'i jepte fund qeverisjes më shumë se 50 vjeçare të partisë demokrate liberale.

Duket se ekonomia dhe popullsia në plakje bënë që shumë votues të largohen nga kjo parti e kryesuar nga Taro Aso. Fitorja e vë udhëheqësin demokrat Jukio Hata Jama në rrugën e kryeministrit të ardhshëm të Japonisë. Rezultatet zyrtare priten nesër. //mm//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›