E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni-Kine Kan optimist per raportet

Kryeministri japonez Naoto Kan shprehet optimist se Japonia dhe Kina do te ruajne marredheniet e tyre ne menyre qe ti kontribuojne stabilitetit te rajonit.

Lidhjet mes dy vendeve jane shume te rendesishme per stabilitetin e Azise dhe te gjithe botes ka deklaruar Kan ne samitin Asean qe po zhvillohet ne Hanoi.

Per te qetesuar tensionet mes dy vendeve eshte angazhuar personalisht edhe sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila po qendron ne Vietnam.

Marredheniet mes dy vendeve jane te tendosura per shkak te sovranitetit qe secila pale pretendon mbi disa ishuj te njohur si Senaku ose Diaoju.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›