E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, alarm për cunami pas tërmetit 7, 3 ballë

Gazeta Shqip

Japonia është vendosur në alarm pas një paralajmërimi për cunami të mundshëm, pasi një tërmet me magnitudë 7,3 sipas shkallës rihter goditi bregun lindor rreth orës 9:30 të së premtes.

Epiqendra e tërmetit u regjistrua në det, 245 kilometra larg qytetit juglindor të Kamiashit, në një thellësi prej 36 kilometrash.Lëkundjet e tokës u ndjenë qartë në kryeqytetin Tokio, raportuan mediat vendase.

Aktualisht, alarmi për cunami është dhënë në prefekturën e Mijagut, e cila ishte ajo që u godit më shumë nga cunami dhe tërmeti shkatërrimtar i vitit 2011.

Në mars 2011, cunami i formuar nga një tërmet 9.0 sipas shkallës rihter, formoi një dallgë deri 15 metra të lartë, çka shkaktoi vdekjen e mbi 16 mijë njerëzve dhe solli krizën bërthamore në impiantin e dëmtuar të Fukushimës.

7 nëntor 2012 (gazeta-Shqip.com

Japoni, alarm për cunami pas tërmetit 7, 3 ballë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›