E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, lekundje termeti 6.3 balle

Nje termet me intensitet prej 6,3 ballesh te shkalles Rihter u regjistrua sot 70 kilometra larg brigjeve te ishullit japonez te Hokkaidos, pa shkaktuar as viktima dhe as deme materiale.

Termeti u regjistrua ne oren 12:30 (03:30 GMT), ne 20 kilometra thellesi ne Oqeanin Paqesor, prane zones Tokachi, ne juglindje te ketij ishulli te madh ne veri te arqipelagut.
    
Autoritetet nuk dhane asnje alarm per cunami.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›