Japoni, një person akuzohet për vrasjen e dhjetra njerëzve me zjarr

Gjatë sulmit me zjarr në vitin 2019 në një studio animacioni në provincën Kyoto u vranë 36 perona dhe 33 të tjerë u plagosën.
Japonia ka paditur një person mbi një sulm me zjarrvënie vitin e kaluar në qytetin Kyoto, ku si pasojë humbën jetën dhjetëra persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kyodo News raporton se 42-vjeçari Shinji Aoba, që u akuzua nga prokurorët për vrasje, u arrestua në maj për vrasjen e 36 personave dhe plagosjen e 33 të tjerëve në sulmin me zjarr të korrikut 2019 në studion e Animacionit në qytetin Kyoto.
Aoba është i shtrirë në shtrat dhe ka nevojë për kujdes mjekësor dhe ai ka një histori të sëmundjes mendore.
Pas arrestimit të tij, Aoba pranoi se i kishte vënë flakën studios.
“Mendova se mund të vrisja shumë njerëz duke përdorur benzinë”, tha ai para policisë, duke shtuar: “Unë kisha besuar se aty kishte vetëm rreth dy (viktima)”.
Ai pretendoi se “kreu sulmin sepse kompania i vodhi një roman”.
Kyodo raportoi se ekspertët mjekësorë vlerësuan atë me aftësi mendore “bazuar në veprimet e tij të llogaritura, si blerja e benzinës para incidentit, që nënkupton se ai mund të llogaritet penalisht përgjegjës për sulmin”.
Policia lokale tha se rreth 70 njerëz ishin brenda në studio kur shpërtheu zjarri. Në vendin e ngjarjes gjithashtu u gjetën dhe disa thika.
E themeluar në vitin 1981, Kyoto Animation është e njohur për seritë televizive të tilla si “K-On!” dhe “Melankolia e Haruhi Suzumiya”, të dyja përqendrohen te vajzat e shkollës së mesme.