E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni shkon ne 26 numri i viktimave

Të paktën 26 persona kanë humbur jetën dhe një numër i pacaktuar janë deklaruar të humbur, pas tërmetit me magnitutë 8,8 të shkallës rihter dhe tsunamit që aktualisht po godet Japoninë.

Lajmi u raportua nga “Agence France Presse”, e cila i referohet deklaratave të mediave japoneze.

Bilanci tragjik i kësaj dite besohet të jetë shumë më i lartë, pasi disa godina janë shembur dhe zona të tjera janë përfshirë nga zjarri në Japoni, ku uji i detit vazhdon të avancojë në brendësinë e tokës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›