E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni zgjerohet zona radioaktive

Zona e ndaluar përreth centralit të Fukushimës, në Japoni, është zgjeruar edhe më tej, duke bërë që shumë rezidentë të tjerë të largohen prej saj.

Banorët e qyteteve Kauamata dhe Itate janë dërguar në qendrat për strehimin e personave të evakuar.

Përpjekjet për të stabilizuar një nga reaktorët e dëmtuar të centralit janë ndalur për shkak të frikës së rrjedhjes së ujit me lëndë radioaktive.

Impianti u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit, duke detyruar mbi 80 mijë banorë që jetonin brenda një rezeje prej 20 kilometrash të linin banesat e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›