Japonia: Mbeshtetje Kosoves edhe ne te ardhmen

Japonia do te vazhdoje ta mbeshtese Kosoven ne ndertimin e nje shteti me institucione demokratike.
Premtimi i eshte bere sot presidentit Sejdiu nga ambasadori i Japonise ne Prishtine, Akio Tanaka, i cili dorezoi letrat kredenciale.
“Jam i nderuar qe jam perfaqesuesi i pare i vendit tim ne Prishtine. Japonia do te vazhdoje ta mbeshtese Kosoven edhe ne te ardhmen, ne te gjitha fushat”, ka deklaruar Tanaka.
Ndersa presidenti Sejdiu, nga ana e tij ka shprehur mirenjohjen e shtetit dhe popullit te Kosoves per mbeshtetjen e Japonise, si gjate luftes, ashtu dhe gjate periudhes se rindertimit te vendit.