E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia injekton 116 mld USD ne ekonomi

Qeveria japoneze miratoi një paketë prej 116 miliard dollarë për stimulimin e ekonomisë vendase e goditur rëndë nga kriza ekonomike.

Pjesa më e madhe e kësaj pakete do të shpenzohet në infrastrukturën e transportit dhe komunikimit por edhe si ndihmë për bizneset, në një përpjekje për t’u dhënë atyre një tjetër hov.

Parashikimet e Tokios zyrtare janë që paketa të ndihmojë në rritjen me 2 përqind të ekonomisë si dhe të krijojë 600 mijë vende të reja pune.

Japonia është ekonomia e tretë më e madhe e botës Kriza FinanciareDraghi: Rritje e dobët ekonomikeJaponia, 180 miliardë euro për ekonominë Kinë, rritja e tregtisë shton optimizmin aktualisht ndodhet zyrtarisht në recesion, pas 3 dekadave rritje. Eksportet dhe konsumi kanë rënë ndjeshëm, ndërsa kryeministri i zgjedhur së fundmi, Shinzo Abe kritikoi qeverinë paraardhëse.

“Fatkeqësisht administrata e parë dështoi në punën e saj për të stimuluar rritjen ekonomike. Është jetësore që ne të kemi një strategji për krijimin e vendeve të reja të punës, rritjes së të ardhurave dhe të mirëqënies”, tha kryeministri Abe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›