E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia, tërmet edhe në ekonomi

Nga Express më 12 mars 2011 në ora 22:00

Tërmeti në Japoni ka ndodhur në kohën më të rëndë për tërë botën, ka deklaruar ekonomisti amerikan Nouriel Roubini, i njohur për atë se në vitin 2007 ka paralajmëruar ardhjen e krizës globale financiare.

Analistët botërorë vlerësojnë se ekonominë japoneze e pret rritja e borxhit shtetërorë, rënie e konsumit dhe ngadalësim i rritjes së prodhimit të brendshëm, ndërsa në të ardhmen e afërt nga pasojat do të dridhet e tërë bota. Qeveria japoneze i ka quajtur “shumë të mëdha” pasojat nga tërmeti dhe tsunami, si edhe ka shprehur gatishmërinë për të pranuar ndihma nga vendet e tjera.

Tregu aktualisht ka reaguar përmes rënies së kursit të jenit japonez, indeksi i bursës japonezë Nikkei 225 gjatë tërë ditës ka qenë në rënie dhe në fund arriti që të mbyllet me një minus të vogël prej 1,72 për qind. Jeni në raport me dollarin ka humbur 0,3 për qind. Janë mbyllur shumë centrale atomike dhe rafineri për përpunimin e naftës. Janë mbyllur të gjitha portet dhe është ndërprerë ngarkimi i mallrave, lajmëron Reuters.

Një ndër eksportuesit më të mëdha japonez, kompania “Sony” ka mbyllur gjashtë reparte, “Toyota: ka ndërprerë prodhimin në fabrikat e automobilave, si edhe të dy reparteve të tjera për montim. Puna ka pushuar edhe në katër fabrika të kompanisë “Nissan”.

Ekonomistët kanë filluar të tërheqin vërejtjen se katastrofa natyrore që ka goditur Japoninë mund të ketë pasoja shumë më të gjëra, jo vetëm në Japoni.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›