E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 23, ndeshjet, gjyqtarët, statistikatJava e parë e fazës së tretë ofron në dukje sfida të lehta, pasi përballen gjashtë ekipet e renditura më mirë (1-6), me ato të katit të poshtëm (7-12) të Kategorisë Superiore. Albania-sport.com paraqet n

Java e parë e fazës së tretë ofron në dukje sfida të lehta, pasi përballen gjashtë ekipet e renditura më mirë (1-6), me ato të katit të poshtëm (7-12) të Kategorisë Superiore. Albania-sport.com paraqet ndeshjet e javës së 23-të dhe statistikat e gjyqtarëve gjatë këtij sezoni.

TIRANA-LUSHNJA
Artan Taullau (8 ndeshje të gjykuara gjatë këtij sezoni) është i përzgjedhuri i shortit të takimit kryesueses së Superligës me Lushnjën e vendit të fundit. Gjyqtari i kolegjiumit të kryeqytetit e ka drejtuar më parë Tirana-Flamurtari (3-1). Edhe verdhjeshilët i ka drejtuar vetëm një herë: Lushnja-Vllaznia (1-4).

VLLAZNIA-BYLIS
Enea Jorgji (asnjë ndeshje këtë sezon) do të gjykojë takimin Vllaznia-Bylis.

DINAMO-APOLONIA
Albano Janku (13 ndeshje) do të gjykojë takimin Dinamo-Apolonia, gjë që e ka bërë edhe në përballjen e tyre të fundit midis dy ekipeve: Dinamo-Apolonia (3-2), java e 20-të.  Ndërkombëtari me stemën e FIFA-s ka drejtuar edhe Dinamo-Teuta (0-0) e Dinamo-Besa (4-2), si dhe Partizani-Apolonia (0-1) dhe Apolonia-Partizani (3-1).

SHKUMBINI-FLAMURTARI
Kridens Meta (14 ndeshje) është gjyqtari i ndeshjes Shkumbini-Flamurtari. Tiranasi i ka gjykuar edhe në fazën e parë këto dy ekipe: Flamurtari-Shkumbini (0-0). Meta i ka gjykuar peqinasit edhe në Besa-Shkumbini (2-0) dhe Apolonia-Shkumbini (0-1), ndërsa vlonjatët në Apoolonia-Flamurtari (1-1) dhe Flamurtari-Teuta (1-1).

BESA-ELBASANI
Edvin Hoxha (4 ndeshje) është “xhaketa e zezë” e sfidës Besa-Elbasani. Lezhjani ka gjykuar ka Apolonia-Elbasani (2-2), të vlefshme për javën e 12-të, duke dhënë shtatë kartonë të verdhë Hoxha nuk i ka drejtuar në asnjë ndeshje të mëparshme Besën e Kavajës për sezonin aktual. Takimi i fundit i tij është Dinamo-Bylis (5-1).

TEUTA-PARTIZANI
Pajtim Lapi (asnjë ndeshje këtë sezon) do të gjykojë ndeshjen Teuta-Partizani.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 23
07.03.2009, ora 15:00

Tirana-Lushnja
Gjyqtar: Artan Taullau
Faza I: Tirana-Lushnja 1-0
Faza II: Lushnja-Tirana 0-0

Vllaznia-Bylis
Gjyqtar: Enea Jorgji
Faza I: Vllaznia-Bylis 1-0
Faza II: Bylis-Vllaznia 1-2

Dinamo-Apolonia
Gjyqtar: Albano Janku
Faza I: Apolonia-Dinamo 0-2
Faza II: Dinamo-Apolonia 3-2

Shkumbini-Flamurtari
Gjyqtar: Kridens Meta
Faza I: Flamurtari-Shkumbini 0-0
Faza II: Shkumbini-Flamurtari 2-1

Besa-Elbasani
Gjyqtar: Edvin Hoxha
Faza I: Besa-Elbasani 1-0
Faza II: Elbasani-Besa 0-1

Teuta-Partizani
Gjyqtar: Pajtim Lapi
Faza I: Teuta-Partizani 0-0
Faza II: Partizani-Teuta 0-0

E Premte, 06 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›