Java 25, ndeshjet, gjyqtarët, statistikatJava e 25-të e Kategorisë Superiore ofron përballje interesante për dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të sezonit, Tirana e Vllaznia (të dyja me nga 45 pikë) synojnë fitoret para publikut të tyre. “Alban

Java e 25-të e Kategorisë Superiore ofron përballje interesante për dy bashkëkryesuesit e deritanishëm të sezonit, Tirana e Vllaznia (të dyja me nga 45 pikë) synojnë fitoret para publikut të tyre. “Albania-sport.com” paraqet ndeshjet, gjyqtarët dhe statistikat e tyre me çiftet që do të gjykojnë këtë fundjavë.
TIRANA-APOLONIA
Lorenc Jemini (13 ndeshje) është “xhaketa e zezë” e Tirana-Apolonia. Gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës ka drejtur më parë: Tirana-Vllaznia (1-1) dhe Dinamo-Tirana (2-4). Asnjë precedent të mëparshëm me Apoloninë.
VLLAZNIA-FLAMURTARI
Enea Jorgji (1 ndeshje të gjykuar gjatë këtëi sezoni) është i përzgjedhuri i shortit për takimin Vllaznia-Flamurtari. Në ndeshjen e vetme të tij të edicionit 2008-2009 ka gjykaur Vllaznia-Bylis (0-0, java 23).
DINAMO-ELBASANI
Kridens Meta (15 ndeshje) do të gjykojë sfidën tërheqëse Dinamo-Elbasani. Vetëm një herë i ka gjykuar blutë në takimin Dinamo-Vllaznia (1-1, java 6) dhe po një herë verdheblutë në ndeshjen Flamurtari-Elbasani (0-1, java 2).
SHKUMBINI-PARTIZANI
Aranit Lulaj (5 ndeshje) është “bilbili” i çiftit Shkumbini-Partizani. Shkumbinin e ka drejtuar dy herë: Shkumbini-Apolonia (2-0) dhe Tirana-Shkumbini (2-0). Partizanin e ka drejtuar vetëm nga një herë: Teuta-Partizani (0-0).
BESA-TEUTA
Elvis Peza (10 ndeshje) do të drejtojë derbin bregdetar Besa-Teuta. Gjyqtari i kolegjiumit të Tiranës ka Besa-Bylis (3-0) dhe Besa-Lushnja (0-0). Edhe Teutën e ka drejtuar dy herë: Teuta-Flamurtari (1-0) dhe Vllaznia-Teuta (2-1).
LUSHNJA-BYLIS
Remzi Sadiku (4 ndeshje) ka “shansin” të drejtojë sfidën e mbijetesës së dy vendeve të fundit të Superligës. Elbasanasi Sadiku ka drejtuar më parë ndeshjen Apolonia-Bylis (1-0, java 19) dhe Vllaznia-Lushnja (2-0, java 21).
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 25
21.03.2009, ora 15:30
Tirana-Apolonia (L.Jemini)
Vllaznia-Flamurtari (E.Jorgji)
Dinamo-Elbasani (K.Meta)
Shkumbini-Partizani (A.Lulaj)
Besa-Teuta (E.Peza)
Lushnja-Bylis (R.Sadiku)
Lojtarët e pezulluar
• Shkumbini – Cvete Deliovski (2v1k)
• Besa – Herby Fortunat (3v)
• Flamurtari – Roberto Alviz (2v1k)
• Bylis – Klevis Dalipi (3v), Polizoi Arberi (3v)
• Tirana – Tefik Osmani (3v), Migen Memelli (3v)
• Dinamo – Fatjon Sefa (3v)
KATEGORIA E PARE
JAVA 23
21.03.2009, ora 15:30
Gramozi-Ada (S.Bogdani)
Skenderbeu-Beslidhja (B.Ziri)
Pogradeci-Naftetari (A.Kastrati)
Turbina-Sopoti (E.Sino)
Skrapari-Bilishti (L.Alla)
Kastrioti-Luftëtari (A.Beqiri)
22.03.2009
Dajti-Laçi (A.Janku)
E Enjte, 19 Mars 2009