E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 27, gabon Dinamo, fiton Flamurtari

www.albania-sport.com - Dinamo bëri një tjetër hap fals në përfundimin para kohe të kampionatit, teksa kryesuesit humbën 1-2 në “Qemal Stafa” me Vllazninë ne javen e 27-te te Kategorise Superiore. Emiljano Vila shënoi në minutën e 52-të për kandidatët kryesorë për titull. Ansi Nika barazoi 1-1 në minutën e 80-të. Në minutën e 81-të kapiteni Arjan Pisha u ndëshkuar me karton të kuq, e pak sekonda më pas, Blazo Rajoviç realizoi me penallti golin e fitores për shkodranët, që tashmë janë në kuotën e 39 pikëve, po aq sa Laçi dhe Shkumbini, që barazuan pa gola midis tyre në Laç.

Besa u rikthye te fitorja me Apoloninë, duke e mposhtur skuadrën fierake 2-0. Bledi Shkëmbi realzoi në miniutën e 42-të, ndërkohë që Vioresin Sinani dyfishoi shifrast me një gol të dyshimtë në minutën e 57-të. Besa konsolidoi edhe këtë javë vendin e dytë, ndërsa Apolonia tashmë ndodhet e parafundit.

Tirana fitoi 2-1 në sfidën me Teutën, ku protagonist ishte Bledar Devolli. Mesfushori gjirokastrit, I cili ka veshur fanellën e dy skuadrave, shënpi në minutën e 53-të për Tiranën, përpara se të devijonte në një autogol në porën e tij një top të goditur nga Mirel Cota. Golin tjetër për Tiranën e shënoi Gjergji Muzaka në minutën e 65-të

Flamurtari realizoi një fitore befasuese në Korçë, duke fituar 1-0 me Skënderbeun e duke I dhënë fund serisë prej gjashtë fitoresh të korçarëve. Golin e vetëm të takimit e shënoi Franc Veliu në minutën e 56-të pas një shërbimi të Migen Memellit. Ndërsa Flamurtari forcoi pozitat e tij, Skënderbeu I komplikoi ato.

Kastrioti fitoi 1-0 me Gramozin në Ersekë, falë një goli të realizuar nga Ivan Babiç në minutën e 30-të me një gjuajtje nga larg.

Kategoria Superiore
Java 27, 11.004.2010, 15:00

Dinamo-Vllaznia 1-2
Shenues: Emiljano Vila 52’/ Ansi Nika 80’, Blazo Rajovic 82’ (p)

Skënderbeu-Flamurtari 0-1
Shenues: / Franc Veliu 56’

Besa-Apolonia 2-0
Shenues: Bledi Shkëmbi 42’, Vioresin Sinani 57’

Tirana-Teuta 2-1
Shenues: Bledar Devolli 53’, Gjergji Muzaka 65’/ Bledar Devolli 80 (autogol)

Laci-Kastrioti 0-0

Gramozi-Kastrioti 0-1
Shenues: / Ivan Babic 30’

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 11 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›