E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 4, Përballjet e Statistikat

Me tre takime ditën e shtunë e tre të tjera të dielën nis java e 4-t e Kategorisë Superiore, ku spikasin Flamurtari-Vllaznia (20.09.2008) e Dinamo-Elbasani (21.09.2008). Interesant është një fakt, se tre skuadrat bashkëkryesuese Vllaznia, Tirana e Elbasani (të tria me nga 7 pikë) luajnë në transfertë.
SHKUMBINI-BESA
Shkumbini nuk ka humbur asnjë nga dy ndeshjet në shtëpi, duke fituar 4-1 me Bylisin e 1-0 një javë më parë me Teutën. Besa do të jetë në prezantimin e parë të Ilir Dajës në stolin kavajas. Në transfertë është 100% e suksesshme, duke marrë në konsiderate fitoren 2-3 kundër Bylisit në Ballsh. Favorite shikohet skuadra peqinase e Gugash Maganit, që kryeson edhe renditjen specifike për ndeshjet brenda: 6 pikë. Shkumbini për momentin ka dhe sulmin më të mirë në kampionat: 6 gola, 5 prej tyre të realizuar në shtëpi. Sezonin e kaluar në të vetmen ndeshje të zhvilluar në Peqin, Shkumbini fitoi 2-0. Dy të tjerat në Kavajë u fituan nga Besa: 1-0 e 2-0.
SHKUMBINI-BESA
Fusha sportive e Peqinit
20.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Erjon Dobi (Durrës)
Bilanci: 27 ndeshje; 10 fitore Shkumbini, 4 barazime, 13 fitore Besa. Golat: 27-25
Fitorja e fundit e Shkumbinit: 2-0, 03.11.2007
Barazimi i fundit: 1-1, 06.03.2004
Fitorja e fundit e Besës: 3-0, 29.03.2008

* * *
APOLONIA-TIRANA
Tirana ende nuk e ka shfaqur potencialin e saj, por megjithatë mbetet ekipi më i mirë në tranasfertë: 4 pikë në dy ndeshje. Dy fitoret e fundit rresht, ku spikat ajo me Partizanin në kryeqytet (2-1) janë një motiv me shumë ndaj një Apolonie që edhe në përballjen e fundit në "Loni Papuciu" (23 dhjetor 2006) ka fituar 2-0. Në 11 ndeshjet e fundit nga sezoni 1999-2000, Tirana ka fituar 9 herë, ndërsa fitoret e fierakëve janë 2. Me një sulm për t'u pasur zili: Xhafaj e Memelli, 23-herë kampionët vështirë se do të dalin pa pikë ndaj ekipit të Gert Haxhisë. Apolonia nga ana e saj ka fituar takimin e vetëm të zhvilluar në shtëpi: 2-0 kundër Lushnjës, një tjetër debutueseje të ardhur nga Kategoria e Parë. Humbja 3-1 në Shkodër me Vllazninë, e detyron Apoloninë të rrezikojë për rezultat pozitiv.
APOLONIA-TIRANA
Stadiumi "Loni Papuciu", Fier
20.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Bardhyl Pashaj (Tiranë)
Bilanci: 65 ndeshje; 13 fitore Apolonia, 5 barazime, 47 fitore Tirana. Golat: 42-133
Fitorja e fundit e Apolonisë: 1-0, 20.10.2001
Barazimi i fundit: 0-0, 01.03.2004
Fitorja e fundit e Tiranës: 1-0, 10.03.2007

* * *
FLAMURTARI-VLLAZNIA
Vllaznia mbërrin në Vlorë me petkun e kryesueses, por edhe me një armë më shumë: teknikun Agim Canaj, një vlonjat e ish-trajner i Flamurtarit. Me një dyshe luksi në sulm: Sinani-Dhembi (korcari është edhe golashënuesi më i mirë për momentin, me 3 gola), formacioni shkodran kërkon pikët maksimale ndaj një skuadre, që përvec surprizës në javën e parë kur mundi Besën në Kavajë (0-1), ka humbur dy përballjet e tjera me Elbasanin (në shtëpi, 0-1) e Lushnjën në transfertë (2-1). Flamurtari beson te strategjia e teknikut kroat Slavko Kovacic, i cili në kundëreagimin ndaj deklaratave të Canajt, pohoi se do të ishte ai fituesi dhe jo tekniku vlonjat i Vllaznisë. Në ndeshjen e fundit të luajtur në Vlorë dy skuadrat u ndanë në barazim 2-2.
FLAMURTARI-VLLAZNIA
Stadiumi "Flamurtari", Vlorë
20.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Sokol Jareci (Tiranë)
Bilanci: 134 ndeshje; 40 fitore Flamurtari, 31 barazime, 63 fitore Vllaznia. Golat: 144-228
Fitorja e fundit e Flamurtarit: 1-0, 02.11.2002
Barazimi i fundit: 2-2, 17.02.2008
Fitorja e fundit e Vllaznisë: 2-0, 29.03.2008
- - - - - - - - - - - -- -- - - -
DINAMO-ELBASANI
Stadiumi "Selman Stërmasi", Tiranë,
21.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Sokol Cekaj (Lac)
Bilanci: 111 ndeshje; 49 fitore Dinamo, 43 barazime, 19 fitore Elbasani. Golat: 162-90
Fitorja e fundit e Dinamos: 3-1, 26.04.208
Barazimi i fundit: 0-0, 09.02.2008
Fitorja e fundit e Elbasanit: 1-0, 14.10.2006

BYLIS-LUSHNJA
Stadiumi "Adush Muca", Ballsh
21.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Kridens Meta (Tiranë)
Bilanci: 13 ndeshje; 6 fitore Bylis, 4 barazime, 3 fitore Lushnja. Golat: 20-17
Fitorja e fundit e Bylisit: 3-1, 14.04.2001
Barazimi i fundit: 1-1, 09.09.2002
Fitorja e fundit e Lushnjës: 3-1, 19.04.2003

TEUTA-PARTIZANI
Stadiumi "Tofik Jashari", Shijak
21.09.2008, Ora 16:00
Gjyqtar: Arianit Lulaj (Vlorë)
Bilanci: 122 ndeshje; 24 fitore Teuta, 35 barazime, 63 fitore Partizani. Golat: 95-122.
Fitorja e fundit e Teutës: 1-0, 28.04.2007
Barazimi i fundit: 1-1, 23.12.2007
Fitorja e fundit e Elbasanit: 2-1, 23.03.2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›