Java dedikuar të sëmurëve, studentët në Shkodër matin parametrat jetësorë të qytetarëve

Në kuadër të javës dedikuar të sëmurëve, por edhe praktikave profesionale, Departamenti i Lëndëve Paraklinike në universitetin e Shkodrës, zhvilloi një ditë të hapur.
Qëllimi ishte matja e parametrave jetësore në rrugët e qytetit, por edhe gërshetimi i njohurive të tyre teorike me praktikën në terren.
Universiteti i Shkodrës synon që përmes këtyre iniciativave të vijojë kryerja e kontrolleve, fushatat të tilla ndërgjegjësuese. Edhe roli i bluzave të bardha duket se kanë ndikuar që qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm mbi kontrollet rutinë të shëndetit të tyre.
Fushata të tilla ndërgjegjësuese në terren, mundësia e check- upeve falas si dhe roli i mjekut të familjes duket se kanë ndikuar pozitivisht, duke ndërgjegjësuar, veçanërisht, moshën e tretë për më shumë kujdes ndaj shëndetit të tyre.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh.al/