E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e polemikave Seria A luan sot sfidat e tmerrit

TIRANE-Nga lufta per mbi jetese tek ajo per titullin kampion. Seria A italiane zhvillon sot ne mbremje nje jave tmerri te mbushur me sfida te rendesishme sidomos per Milanin Romen apo Fiorentinen. Zikalterit e Rafa Benitez do te presin ne San Siro Barin ne nje ndeshje ku ata nuk mendohet te kene shume probleme. Per Interin rikthehet ne fushe Uesli Shnajder i cili mungoi ne Palermo per arsye demtimi ndersa do te mungoje Zaneti. Ndeshja e Interit vjen pas polemikave te shumta per fitoren me Palermon diten e diel. Sicilianeve nuk iu dha nje penallti e shkaktuar nga Kivu nderkohe qe te henen presidenti Mauricio Zamparini ka deklaruar se Interi eshte bere si Juventusi i dikurshem. Une vij nga Anglia dhe nuk jam mesuar qe presidentet te flasin shume por po filloj te kuptoj sesi funksionon ne Itali. Po afrohen ndeshjet Roma-Inter dhe Juve-Inter keshtu qe mund te jete e kuptueshme qe te lindin polemika te tilla u pergjigj dje trajneri i Interit Rafa Benitez. Zamparini deklaroi gjithashtu se Palermos se tij iu mohuan 4 penallti ndaj Interit por edhe per kete Benitez ka nje pergjigje gati Per Palermon me kishin thene qe ishte nje fushe e veshtire dhe ata nuk humbisnin brenda prej 29 ndeshjesh. Une si trajner kujtoj qe kemi bere 17 goditje ne porte ne pjesen e dyte ishim te frikshem dhe se publiku palermitan na respektoi u shpreh trajneri spanjoll i Interit. Benitez i ka thurur me pas elozhe presidentit Morati. Ai kupton shume nga futbolli dhe kjo eshte e rendesishme. Ne vitin e fundit ne Liverpul une nuk mund te flisja me askend sepse nuk kuptonin ndersa me te mund te flasesh per futboll tha spanjolli. Nje tjeter teme ne shtepine e Interit eshte Milito qe duket i bllokuar. Eumlshte mire per mua ka bere nje pune te madhe per skuadren dhe eshte ceshtje kohe qe ai te zhbllokohet shtoi Benitez.
Lacio-Milan
Ne Olimpiko te Romes do te luhet ndeshja me e rendesishme e kesaj jave ku perballe do te jene Lacio e Milan. Kuqezinjte vijne ne kete sfide pas dy zhgenjimesh radhazi me Cezenen dhe me Katanian nderkohe qe bardhekalterit e Edi Rejes kane marre dy fitore ne dy takimet e fundit. Per Milanin do te jete radha e Robinjos qe te luaje ne krah te Zllatan Ibrahimovic nderkohe qe shqetesimi mbi Andrea Pirlon duket se ka marre fund. Pirlo do te luaje nga fillimi sepse eshte mire fizikisht. Ndersa Robinjo eshte stervitur pak te Mancester Siti dhe ndoshta do te kete disa minuta edhe per te gjate ndeshjes sqaroi trajneri Masimiliano Alegri. Ai ka deklaruar gjithashtu se Milani i tij ka paguar gabimet e bera vete gjate ndeshjeve te para. Nese analizojme ndeshjet natyrisht qe ka pasur gabime por ne kemi paguar per to - u shpreh trajneri i Milanit. - Milani duhet ti arrije rezultatet nepermjet lojes shtoi Alegri.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›