Java nis me mot të nxehtë, e hëna sjell temperatura të larta në të gjithë vendin

Këtë të hënë vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të qëndrueshme.
Temperaturat minimale do të shënojnë 14 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa maksimalet arrijnë pikun në vendet e ulëta duke u ngjitur deri në 36 gradë Celsius.
Era pritet të fryjë me shpejtësi të lehtë deri në mesatare.