E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java për banorët e BB

17/04/2010 21:20

Kjo javë ka qënë e mbushur me të papritura, biseda, debate, shaka dhe lojëra për të gjithë banorët e BB. Kjo javë ka qënë e vecantë për Jonën sidomos, pasi është një banore e re dhe ka qënë java e parë për të. Ajo është përshtatur mirë në shtëpi po ashtu edhe me banorët e tjerë. Për të shfaqet një klip me momentet e para, bisedat e para, këshillat për disa banorë dhe shprehje tipike të saj. Jona tregon se më shumë është afruar me Domenikën pasi ka gjetur shumë gjëra të përbashkëta me të. edhe për Seldin kjo javë ka qënë e mbushur me emocion si rrjedhojë e debateve sidomos me Domenikën apo edhe për studimin për provimin që do japë këtë mbrëmje. Edhe banorët e tjerë pranojnë se emocionet sa vijnë e rriten, për më tepër të shtunën dhe shprehen se po e kuptojnë se po afron fundi tashmë. Për banorët e nominuar shfaqet një klip me mendimet e tyre se kush duan që të dalë: Mandi dhe Hakiu flasin për njeri-tjetrin, Tatiana dhe Seldi po ashtu. Nga ky klip. Lindin edhe disa diskutime ku Mandi pyet Hakiun se përse mendon se ai nuk ka dhënë asgjë të re. Hakiu ia kthen se banorët e tjerë të rinj kanë sjellë dicka për të ndryshuar atmosferën, ndërsa ai, sipas tij jo. Edhe Klodi pyet Hakiun se përse nuk komunikojnë sëbashku dhe ai përgjigjet se në momentin kur Klodi do jetë më konstruktiv e të dojë të komunikojë me të apo të tjerët, do vendoset komunikimi dhe mes tyre. sipas tij, këtu mungon dëshira e Klodit. Për banorët shfaqet një tjetër klip ku tregohen mendimet dhe thashethemet për njeri-tjetrin. Kur Tatiana pyet Domin dhe Seldin se cfarë kanë folur për të pasi nuk e kuptoi, Domi përgënjeshtron duke thënë se nuk po flisnin për të. seldi kthehet nga Miri i cili e kishte quajtur parazit që sbën asgjë duke i thënë se ai bën atëherë kur e ndjen dhe i duket e pavënd kjo shprehje. Mandi shprehet për Manal se i duket një tip acarues, stresues që cdo gjë e bën për të acaruar të tjerët, gjë që Manal e mohon, por edhe falenderon Mandin për fjalët e thëna. Hakiu është i vetmi që thotë se banorëve ua thotë gjërat në sy e nuk flet pas krahëve, fjalë që shkakton reagim te të tjerët. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›