Java qe vjen, vendimtare per vizat me Shkupin
Ne kryeqytetin e Maqedonise, Shkup, nisin neser zyrtarisht negociata intensive per regjimin e vizave me Shqiperine. Burime qeveritare ne Shkup te cituara dje nga Atsh, kane bere te ditur se bisedimet do te perqendrohen ne heqjen e plote te regjimit te vizave. "Negociatat e para mes eksperteve te Shqiperise dhe Maqedonise per ceshtjen e regjimit te ri te vizave do te nisin javen e ardhshme ne Shkup", citohet zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme, Vasko Andonovski.
Vendimi i meparshem i Qeverise se Maqedonise per dhenien e vizave vetem prane ambasades se saj ne Tirane, u anulua tri dite me pare, pas nje serie te gjate kontaktesh dhe lufte mediatike ne dy anet e kufirit. Takimi i grupeve te eksperteve nga Shqiperia dhe Maqedonia ishte parashikuar te behej te enjten e kaluar, por u shty per javen e ardhshme", i tha Atsh-se zedhenesi Andonovski, i cili sqaroi se shtyrja u be "per disa konsultime plotesuese".
Kurse zedhenesi i qeverise se Maqedonise, Ivica Bocevski, njoftoi se Maqedonia dhe Shqiperia kane rene dakord qe te heqin regjimin e vizave dhe se kjo do te zyrtarizohet gjate vizites se ardhshme te Kryeministrit Nikolla Gruevski ne Tirane.