“Je gënjeshtar i ndyrë”, gazetari amerikan nxjerr sherrin Biden-Netanjahu në librin “Lufta”

Presidenti amerikan Joe Biden e ka quajtur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu një “gënjeshtar të ndyrë”. Përplasjet mes Biden dhe Netanjahun kanë ndodhur pasi trupat izraelite hynë në Rafah dhe pas vrasjes së nga forcat ajrore izraelite të një prej komandantëve të lartë të Hezbollahut.
Të gjitha këto janë reflektuar në librin e ardhshëm të gazetarit të njohur amerikan Bob Woodward.
Në librin e titulluar “Lufta”, shpjegohet se marrëdhëniet midis dy liderëve u tensionuan gjithnjë e më shumë gjatë pranverës së vitit 2024, transmeton CNN.
Sipas fragmenteve të librit theksohet se gjatë një telefonate në prill, Biden e pyeti Netanjahun: Cila është strategjia juaj?
Netanjahu tha se Izraeli duhej të shkonte në Rafah, qyteti kufitar Gaza-Egjipti pasi ishte bërë bastioni i fundit i Hamasit në Gaza.
“Bibi, ti nuk ke asnjë strategji”, i është përgjigjur Biden, sipas Woodward.
Në maj, forcat izraelite hynë në Rafah në një operacion të kufizuar që shkoi shumë më mirë nga sa kishte parashikuar nga SHBA.
Gjithashtu në prill, Izraeli dyshohet se vrau dy gjeneralë të Gardës Revolucionare në ambasadën iraniane në Damask të Sirisë.
Sipas librit, Biden e konsideroi të suksesshme përgjigjen e kufizuar të Izraelit ndaj sulmit iranian.
“E di se ai do të bëjë diçka, por mënyra se si, them atij të mos bëjë asgjë”, u tha Biden këshilltarëve.
Pasi Izraeli hyri në Rafah, Biden tha për Netanyahun: “Ai është një gënjeshtar i ndyrë”.
“Ai bir i kurvës, Bibi Netanjahu, është një djalë i keq”, është shprehur privatisht, presidenti amerikan, sipas Woodward. “Është një djalë i keq, i ndyrë!”
Politico ishte i pari që raportoi se Biden kishte përdorur këtë frazë për të folur për Netanjahun në shkurt, por Shtëpia e Bardhë e hodhi poshtë.
Në korrik, Izraeli dëboi Fuad Shukr, komandantin më të lartë ushtarak të Hezbollahut.
“Bibi, çfarë dreqin po bën? E di se perceptimi i Izraelit në mbarë botën është gjithnjë e më shumë si shtet mashtrues”, thuhet se është shprehur Biden.
Shukr luajti një rol kyç në bombardimin e kazermave të Korpusit të Marinës Amerikane në Bejrut në vitin 1983, i cili la të vdekur 241 ushtarakë amerikanë. Shtetet e Bashkuara u ofruan një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për kokën e Shukrit.
Woodëard shkruan gjithashtu për takimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA Antony Blinken me Princin e Kurorës saudit Mohammed bin Salman për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.
/rtsh.al/