E Martë, 3 Nëntor 2026

“Je pak demokrat ti”, Rama batuta me kandidatët e Shkodrës, Bejleri: Ça të duash ti kam qenë, nuk është turp…

Kryeministri Edi Rama po vijon ‘maratonën’ me prezantimin e kandidatëve të 11 majit për deputet në podkastin “Flasim”.

Teksa fliste me kandidatët e Shkodrës, kryeministri Edi Rama shkëmbeu batuta me njërin prej tyre, Onid Bejlerin.

Rama i tha këtij të fundit se ka qenë demokrat, ndërsa kandidati ia ktheu se “nuk është turp të jesh demokrat”.

Rama: Onid ti je pak demokrat, ose ke qene pak demokrat!

Onid: Ça të doni ju kam qenë tani më thoni ju çfarë do bëhem

Rama: jo sepse… nuk ka problem

Onid: Nuk është turp me qen as demokrat.

Rama: Asnjeri nuk është perfekt.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›