Jemen dronet e CIA-s mund te godasin Al Kaeden

CIA është duke planifikuar një program sekret sulmesh me përdorimin e dronëve për të vrarë ushtarakët e Al Kaedës që veprojnë në Jemen.
Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, duke kujtuar se në atë vend prej muajsh ka manifestime antiqeveritare dhe një sulm i armatosur ka çuar në plagosjen e presidentit Saleh.
Ky program i ndërhyrjeve sekrete është një hap përpara në luftimin e terroristëve të Al Kaedës.