Jemen protesta 2 te vdekur

Dy të vdekur është bilanci provizor i përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në qytetin e Adenit në Jemen.
Manifestuesit kërkojnë largimin e presidentit Ali Abdallah Saleh. Ata u përplasëm dhunshëm me policinë e cila nga ana e saj është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe plumba gome.
Ndërkohë, protestat anti-qeveritare vazhdojnë edhe në kryeqytetin vendas, Sanaa.