E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, vriten 9 pengjet

Autoritetet ne Jemen thone se 9 personat qe mbaheshin peng ne veri te vendit, jane gjetur te vrare. Ata i perkisnin nje grupi prej nente te huajsh, qe u rrembyen ne rajonin Sada ne veri te Jemenit nje dite me pare. Grupi kishte ne perberje nje çift gjerman dhe tre femijet e tyre, dy infermiere gjermane, nje inxhinier britanik dhe nje mesuese nga Korea e Jugut. Ata punonin vullnetarisht ne nje spital ne Sada. Qeveria e Jemenit ka akuzuar nje grup rrebel se ka kryer rrembimin, nje akuze qe grupi e ka hedhur poshte. Por nje udheheqes i nje klani ne zone, duke folur per Asosiejtit Pres, fajesoi Al Kaedan. Al-Kaeda dihet se ka operuar ne zone dhe analistet thone se mund te jete duke u rigrupuar ne Jemen, pasi eshte nen presion ne Arabine Saudite dhe Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›