Jemen, vritet shefit i sigurisë së ambasadës amerikane
Shefi i sigurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sana të Jemenit është qëlluar për vdekje mesditën e sotme.
Kasem Aklani është qëlluar me armë zjarri nga një person që lëvizte me motoçikletë. Aklani ka punuar në ambasadën amerikane rreth 20 vjet.
Qeveria e Jemenit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë ofensivën kundër degës së Al Kaidës në vend, duke kthyer kontrollin e disa qyteteve në jug.
11 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Jemen, vritet shefit i sigurisë së ambasadës amerikane burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip