E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi gati të ndihmojmë’, BE shpreh solidaritet me Venezuelën

Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritetin me Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese, duke u shprehur i gatshëm të aktivizojë Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së nëse autoritetet venezueliane paraqesin një kërkesë.

Përfaqësuesja e Lartë Kallas dhe komisionerët Sìkela dhe Lahbib shprehën ngushëllimet për familjet e viktimave, ndërsa theksuan se BE-ja është në kontakt me autoritetet dhe po vlerëson nevojat urgjente humanitare me partnerët.

Sipas deklaratës, është aktivizuar edhe sistemi satelitor Copernicus në modalitetin e hartëzimit emergjent për të mbështetur operacionet e reagimit, ndërsa BE-ja tha se mbetet në kontakt të ngushtë me partnerët humanitarë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë mbështetjen e nevojshme operative.

Pasditja vonë e së mërkurës rezultoi dramatike për Venezuelën. Vendi u godit nga dy tërmete të fuqishëm 7.2 dhe 7.5 Rihter, lëkundjet e të cilëve u regjistruan rreth 1 minutë njëri pas tjetrit.

Pamjet e shpërndara nga aeroporti i Karakasit në momentet e lëkundjeve treguan forcën e dhunshme të tërmetit që rrëzoi dhjetëra e ndoshta qindra ndërtesa në gjithë vendin.

Pasojat në videot e shpërndara në rrjetet sociale pas qetësimit të situatës, janë të dukshme kudo, me rajonin La Guaira dhe Karakasin që raportohen si dy zonët më të prekura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›