E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi me studentët”, Berisha-Ramës: Mos na provokoni

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar sërish se PD është në mbështetje të studentëve dhe protestuesve.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos provokojë PD-në, siç ndodhi në Shkodër.

“Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore”, deklaroi Berisha.

Berisha shprehu me bindje se protesta studentore do të triumfojë, duke e përmbyllur deklaratën e tij me mesazhin: “Studentët do fitojnë.”

Deklarata e Sali Berishës:

Jam këtu për të paralajmëruar Edi Ramën se asnjë provokacion i ulët, i llojit të atij që organizoi në Shkodër ndaj Partisë Demokratike, selisë së saj, nuk do mund të lëkundë kurrë, gjer në fitore, mbështetjen e plotë dhe totale të Partisë Demokratike për revoltën studentore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›