“Jeni më të mirët”, Rama publikon pamjet nga takimi me policinë: Durim me të rinjtë që protestojnë, forcë ndaj dhunuesve

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale, në ditën e shtatë të protestave dhe në një kohë kur studentët kanë nisur protestat e tyre, duke falënderuar policinë që po përballen me aktet e dhunës në mbrojtje të rrugëtimit europian të Shqipërisë.
Rama ka publikuar një video nga takimi me efektivët duke shprehur respekt për punën e tyre, ndërsa u kërkon durim dhe forcë.
“RESPEKT dhe po, jeni më të mirët në këto ditë agresioni me gurë e me zjarr mbi ëndrrën e Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian🇦🇱🦅🇪🇺
Durim dhe vetëpërmbajtje me të rinjtë që protestojnë🙏 Forcë me gurëhedhësit dhe zjarrvënësit e maskuar👊”, shkruan kryeministri Rama.