Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në përplasje pas divorcit për shitjen e vilës 68 milionë dollarëshe në Beverly Hills

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë në mosmarrëveshje për shitjen e rezidencës së tyre në Beverly Hills, e vlerësuar në 68 milionë dollarë. Sipas TMZ, shtëpia është në treg prej nëntë muajsh, por ende nuk ka gjetur blerës. Ben kërkon një ulje çmimi për ta shitur sa më shpejt, ndërsa Jennifer këmbëngul të presin për një ofertë më të mirë.
Çifti, që bëri kërkesën për divorc në janar 2025, e kishte blerë pronën prej 3,500 m² në qershor 2023 për 60.85 milionë dollarë. Megjithëse në shtator 2024 pati një ofertë prej 64 milionë dollarësh, ajo dështoi para finalizimit. Burime pranë tyre thanë se asnjëri nuk ishte i kënaqur me shtëpinë: Ben ndihej i izoluar nga fëmijët e tij, ndërsa Jennifer e shihte si shumë të madhe.
Pas ndarjes, Jennifer u zhvendos në një pronë 18 milionë dollarëshe pranë Los Anxhelosit, ndërsa Ben bleu një shtëpi në Pacific Palisades për 20 milionë dollarë, që në gusht 2024.
Ben Affleck and Jennifer Lopez clash over $68M marital estate after sitting on the market for nearly one year https://t.co/XuXivt0qXm
— Daily Mail Online (@MailOnline) April 24, 2025