Jennifer Lopez zbulon se si u tha fëmijëve të saj se ishte ndarë nga Ben Affleck

Divorci është gjithmonë një proces i vështirë, veçanërisht kur në mes janë fëmijët. Këtë përjetim e ndau edhe Jennifer Lopez, e cila foli hapur për ndarjen nga Ben Affleck, duke vënë në qendër të shqetësimit të saj fëmijët binjakë, Max dhe Emme.
Në një intervistë për gazetën spanjolle El País, artistja 55-vjeçare tregoi momentin kur iu drejtua fëmijëve të saj pas ndarjes. “U thashë: ‘Ju premtoj që kjo është një kohë e vështirë, por do ta kaloj dhe do të dal më e fortë dhe më e mirë nga kjo.’ Ua dhashë këtë premtim – dhe e mbajta. Tani ata e ndiejnë këtë gjë. Kjo më jep një ndjesi të thellë paqeje në jetën time”, rrëfeu ajo.

Jennifer shtoi se ndihet më e lumtur dhe më e avancuar në rrugëtimin e saj personal, krahasuar me një, dy apo tre vjet më parë. “Jam krenare për veten dhe për mënyrën si i kam udhëhequr fëmijët e mi përmes sfidave. Ata janë më të fortë dhe më të mirë falë përvojave që kemi kaluar së bashku,” theksoi ajo.
Lopez pranoi se viti i fundit ka qenë veçanërisht sfidues, i mbushur me të papritura – përfshirë anulimin e turneut të saj. Por ajo që e preku më thellë ishte divorci nga Ben Affleck. Këngëtarja dhe aktorja paraqiti kërkesë për divorc në gusht të vitit 2024, pas dy vitesh martesë me aktorin 52-vjeçar.
/vizionplus.tv