E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jensen Mbeshtesim institucionin e Prokurorise

Ambasadori i Danimarkës në Tiranë, Z. Karsten Jensen, vendi i të cilit ka kreun e radhës së Presidencës së BE, ka deklaruar se mbeshtet institucionin e Prokurorise ne hetyimet e saj duke vleresuar paanshmerine e saj, si dhe punen profesionale.

Gjate nje takimi me kryeprokuroren Ina Rama, ai u shpreh se cdo institucion ka per detyre të punojë në mënyrë të pavarur, bazuar në ligj dhe jashtë çdo ndërhyrjeje, për të garantuar shtetin e së drejtës.

Sipas Zyres se Shtypit te Prokurorise se Pergjithshme, ne takimin e ambasadorit danez Jensen me kryeprokuroren Rama, u trajtuan dhe çështje të veçanta me të cilat ndeshet drejtësia shqiptare, hetimi i plotë dhe i gjithanshëm i proceseve të ndryshëm, siç janë ato që lidhen me ngjarjet e 21 janarit, transparenca dhe efektiviteti në gjykim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›