Jep dorëheqje Ministri i Kthimit Radojica Tomic

Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim Radojica Tomic ka dhënë dorëheqje, bëjnë të ditur burime të Indeksonline.
Sipas burimeve dorëheqja e Ministrit Tomic, është pjesë e planit të riformatimit të qeverisë.
Indeksonline ditë më parë ka raportuar se formatimi i qeverisë, sipas burimeve të afrata me kryeministrin Thaçi, do të nis me Ministrin e kthimit.
Sipas këtij burimi, atë do ta zëvendësoi në këtë post këshilltari politikë i kryetarit te Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq. /Indeksonline/