E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqje ministri malazez, seks në zyrë (video)

Menjëherë pas skandalit të përhapur nëpër media ku tregohet kreu i Auditit Shtetëror në Malin e Zi, Mirosllav Ivanisheviç, ka dhënë dorëheqjen pasi në media u publikuan pamje nga një video erotike e tij.

Në videon e publikuar tregohet ministri malazez duke bërë seks me një femër të panjohur në zyrën e tij.

Në një deklaratë për mediat ai thotë: “Informoj publikun se kam dhënë dorëheqjen e parevokueshme, duke vlerësuar se sjellja ime, që ka tërhequr vëmendjen e medias dhe publikut, nuk është e përshtatshme për funksionin tim shtetëror,” tha Ivanisheviç.

Skandal në Mal të Zi, ministri i Financave, seks në zyrë

Në YouTube janë publikuar xhirime të skenave të seksit në kabinetin e ministrit malazez, Mirosllav Ivanisheviç, i cili ka bërë dashuri me një vajzë. Pamjet e aktit seksual janë nxirë, kurse biseda është vulgare.

Siç raporton “Vijesti”, në YouTube janë publikuar dy xhirime nga kabineti i Ivanisheviçit, i cili njëherë është edhe kryetar i Senatit Shtetëror të mbikëqyrjes, ish-zv/kryeministër dhe ministër i Financave.

Në xhirimin e parë, i cili më 17 mars është zbardhur në Youtube zgjat 9.55 minuta. Në fillim të këtij xhirimi shihet Ivanisheviç i veshur dhe këmbët e vajzës.

Më pas, pamja nxihet, por dëgjohet biseda ndërmjet tyre e me pas edhe zhurmat e tjera në sfond. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›