“Jep dorëheqjen”, Rama-qytetarit: Harroje! Vetëm nëse më lë zemra ose më largon populli

Kryeministri i vendit, Edi Rama bëri të qartë se nuk do të japë dorëheqjen. Në rubrikën “Sy m’Sy” ai tha se ka vetëm dy mundësi që të heqë dorë nga politika, ose e largon zemra ose populli.
Rama: Jo mo, dorëheqjen ta harrosh ….që kur kam hyrë në politikë dhe për të më larguar nga politika ka vetëm dy rrugë, ose më largon zemra nëse nuk më rreh mjaftueshëm që të më zgjojë të parin në mëngjes dhe të mos më lërë të fle para se të bien gjithë të tjerët ose më largon populli i Shqipërisë dhe me 11 maj do të votojë dhe një pjesë e popullit që jetojnë jashtë. Jam kurioz se si do të votojnë edhe ata që thonë se i dëbova unë nga Shqipëria që sot është më mirë se kurë në historinë e vet. Nëse ata do të votojnë masivisht për mua si dëbues i tyre ndërkohë që shifrat tregojnë se largimi është konstant den baba den….nuk jam unë i kapur pas pushtet itpor pas punës.
Ndërsa komentit të një qytetari i cili thotë se ka gjysmën e qeverisë në bueg iu përgjigj: Ne jemi në pushtet prej 12 vitesh. Cila gjysma e qeverisë? Llogarisni dikë që ka qenë më parë, qoftë i partisë sonë qoftë i koalicionit. Më tregoni një anëtar i kabinetit qeveritar që nuk është larguar dhe është marrë dhe trajtuar nga drejtësia për arsyet e veta e nuk kam koment ende.
Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6-ish ministra që kanë pasur apo kanë probleme me drejtësinë? Çfarë do të thotë kjo? Cilën dorëheqje kërkoni për çfarë? Apo se do e ngremë Shqipërinë në majë në 2030! Kushdo të qeverisë bujrum, ja sheshi ja mejdani! Beteja jonë është serioze. Unë llogaritë i kam me historinë, prandaj rri këtu. Nuk kam asnjë arsye tjetër./vizionplus.tv