E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi

Elton Alushi ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë Vendore të Tiranës. Kërkesa e tij është depozituar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ndërsa pritet që në orët në vijim të merret vendimi për drejtuesin që do të komandohet në krye të policisë së kryeqytetit.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se deri tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar nëse i është pranuar dorëheqja apo jo.

Alushi mori drejtimin e Policisë së Tiranës në nëntor të vitit 2024, pas garës për herë të parë sipas ligjit të policisë, dhe qëndroi në detyrë për rreth 1 vit e gjysmë.

Elton Alushi në Drejtorinë Policore të Tiranës ishte për herë të parë drejtues qarku. Më herët ka mbajtur detyra në nivel zv/drejtor qarku, shef sektori dhe shef komisariati./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›