E Enjte, 5 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen drejtori i RTSH, Alfred Peza. Zbulohet shkresa!

Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen si drejtor i RTSH-së.

Në letrën e tij të dorëheqjes, Peza thotë se largimi i tij është i parevokueshëm.

Ai u zgjodh në krye të RTSH-së, në qershor të vitit 2023.

Ai largohet nga kjo detyrë pas një viti, ndërkohë që edhe pak muaj më parë u përfold për një dorëheqje të tij, madje PD e bëri zyrtare si lajm.

Në letrën e tij Peza nuk sqaron arsyet e largimit.

/a.r

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›